Shtyrja me një javë e Roland Garros, vjen reagimi

Tenis

Shtyrja me një javë e Roland Garros, vjen reagimi

Më: 9 prill 2021 Në ora: 11:47
Shtyrja me një javë e Roland Garros, vjen reagimi

Grand slam i Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè, do të nisë më 30 maj dhe do të prëfundojë më 13 qershor. Pra, ky event do të nisë dhe përfundojë një javë më vonë nga parashikimi, vendim që u mor nga organizatorët e tij për shkak të pandemisë Covid-19.

Kjo do të thotë që tenistët do të kenë më pak kohë për t’u përgatitur për grand slam të Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Turneu londinez do të nisë më 28 qershor, çka do të thotë që tenistët do të kenë mundësi vetëm dy javë për t’u përshtatur për këtë ndryshim të sipërfaqes.

Wimbledon, sot ka lëshuar një deklaratë për këtë ndryshim programi: “Ky vendim i Roland Garros është diskutuar edhe me ne në këshill dhe e kemi mbështetur, duke parë situatën e krijuar nga pandemia.

Turneu ynë nuk do të ketë ndryshime, do të nisë më 28 qershor edhe pse përgatitja është më e shkurtër. Gjithsesi, ne do t’u ofrojmë pjesëmarrësve kushtet më të mira të mundshme për t’u përgatitur”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat