Nadal: Nuk më trembin problemet fizike

Tenis

Nadal: Nuk më trembin problemet fizike

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:08
Nadal: Nuk më trembin problemet fizike

Në Montekarlo ka nisur turneu i parë sezonal i fushave me dhè, sipërfaqe shumë e dashur për tenistin spanjoll Rafael Nadal, i cili është edhe pretendenti kryesor për të triumfuar. Nadal, fitues i 20 grand slam në karrierë, u shpreh: “Ndihem shumë mirë, nuk kam patur asnjë problem fizik kohët e fundit dhe trupi është në formë”.

“Shpresoj të luaj sa më shumë ndeshje në këtë sipërfaqe, për të qenë në formën optimale në Roland Garros.

Nuk më trembin problemet fizike, por dua të luaj një tenis me nivel. Për momentin mendoj për këtë turne dhe të shkoj sa më larg”, u shpreh më tej Rafael Nadal, numri 3 në botë.

Turneu i Montekarlo po zhvillohet pa publik: “Kjo është e trishtë, pasi prania e tij është motivim special për të gjithë. Jemi në Montekarlo, në një eventet më të famshëm në botë. unë synoj fitoren e këitj turneu, për ta nisur mbarë këtë aventurë në fushat me dhè”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat