Media spanjolle godet keq serbët, Gjokoviqin e krahason me njeriun e drogës  

Tenis

Media spanjolle godet keq serbët, Gjokoviqin e krahason me njeriun e drogës  

Nga: K.Goca Më: 17 prill 2021 Në ora: 12:38
Media spanjolle godet keq serbët, Gjokoviqin e krahason me njeriun e drogës  

Novak Gjokoviq njihet si provokuesi më i madh dhe me mendësi nacionaliste.

Ai disa herë ka postuar edhe foto provokuese kundër Republikës së Kosovës.

Media spanjolle “OK diario” godet keq tenistin serb Novak Gjokoviq dhe kjo i ka nervozuar shumë edhe mediat e Beogradit.

“Gjokoviq është si Pablo Escobar”, kështu ka shkruar media spanjolle.

“Portali i mirënjohur spanjoll ‘OK diario’ e krahasoi Novak Gjokoviqin me bosin e drogës Pablo Escobar pas publikimit të fotove të vilës së re të Nolet në Marbella, e cila është paguar 10 milion euro.

Sipas portalit spanjoll, vila është zbukuruar në një kombinim të stilit mesdhetar dhe arab, dhe para shtëpisë ka një Barbecue, zonë argëtimi dhe fushë tenisi, prandaj thuhet se është në një stil që do të ishte vlerësuar nga zoti famëkeq i drogës Pablo Escobar (që u vra në vitin 1993).

Nuk është e qartë pse spanjollët e morën atë për krahasim, duke marrë parasysh se shumë yje kanë vila të mrekullueshme në zotërimin e tyre, madje edhe më të mëdha dhe më të shtrenjta se ato të Novakut, por asnjë prej tyre, deri më tani, nuk klasifikohet me emrin Escobar”, shkruan me nervozizëm media serbe “Kurir”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat