Finalja në Barcelonë, përballen Nadal dhe Tsitsipas

Tenis

Finalja në Barcelonë, përballen Nadal dhe Tsitsipas

Më: 25 prill 2021 Në ora: 10:09
Rafael Nadal

Sot në orën 16:00 do të zhvillohet finalja e Barcelona Open.

Rafael Nadal ia doli të arrijë në finalen e 12-të të Barcelona Open Banc Sabadell të shtunën më një fitore prej 6-3 dhe 6-2 në sete ndaj Pablo Carrenos.

Kampioni i 11-fishtë arriti ta thyejë rekordin prej tetë fitoresh pa humbje të Carrenos.

Nadali ka një rekord prej 23-1 në gjysmëfinalet dhe finalet në Barcelonë. Humbja e tij e vetme ishte nga Dominic Thiem.

Kjo është hera e dytë që do të përballet me Stefanos Tsitsipas, pasi hera e parë ishte në vitin 2018, po ashtu në Barcelonë ku fitoi 6-2 dhe 6-1 në sete.

34-vjeçari do të kërkojë hakmarrje për humbjen e tij nga Tsitsipas në çerekfinalet e Australian Open të këtij viti, kur greku u bë vetëm lojtari i dytë që mundi Nadal në dy sete në një Grand Slam.

Finalja e Barcelonës do të zhvillohet nga ora 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat