Nadal: Çdo ndeshje që luaj më ndihmon

Tenis

Nadal: Çdo ndeshje që luaj më ndihmon

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:34
Nadal: Çdo ndeshje që luaj më ndihmon

Tenisti spanjoll Rafael Nadal aktualisht po luan në turneun e Madridit, ku është kualifikuar në çerekfinale. Pas triumfit në Barcelonë ai synon të korrë një sukses edhe në kryeqytetin spanjoll, në turneun e fushave me dhè.

“Për momentin mendoj vetëm për këtë turne dhe jo për Roland Garros. Jam i kënaqur me paraqitjen që po bëj dhe kam besim në të ardhmen time”, tha Nadal.

“Çdo ndeshje që luaj më ndihmon për t’u përmirësuar dhe për të arritur në formën optimale. Më vjen keq vtëm për faktin që nuk ka shumë tifozë, ose aspak. Më mungon kontakti me njerëzit, përfshi edhe familjen time, pasi e di që më ndjekin në televizor.

Gjithsesi, nuk ankohem, pasi falë këtyre masave që po merren arrijmë të luajmë pas një pushimi të gjatë”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat