Nadal: Nuk kam vendosur ende

Tenis

Nadal: Nuk kam vendosur ende

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:11
Nadal: Nuk kam vendosur ende

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka deklaruar sot se pjesëmarrja e tij në grand slam të Wimbledon është në dilemë. Numri 3 në botë konfirmoi mungesën e tij në turneun e fushave me bar që zhvillohet Palma de Majorka.

“Nuk do të luaj në turneun e Majorka këtë vit edhe pse do të dëshiroja shumë ta bëjë këtë gjë. Problemi është se ai zhvillohet një javë para Wimbledon dhe nuk arrij dot të përgatitem”, tha Nadal.

“Nuk do të them asgjë konkrete për planet e mia të së ardhmes.

Që nga prilli kam luajtur në shumë turne dhe nuk kam vendosur ende nëse do të jem apo jo në Wimbledon. Kam nevojë për pak pushim dhe të kthejllohem për të ardhmen”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat