Busta triumfon në Hamburg

Tenis

Busta triumfon në Hamburg

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 18:50
Busta triumfon në Hamburg

Pablo Carreno Busta mundi tenistin nga Serbia, Filip Krajinovic, në finalen e turneut të Hamburgut, duke koleksionuar në këtë mënyrë edhe trofeun e gjashtë ATP në karrierë.

Një sezon shumë i mirë ky për tenistin spanjoll, duke pasur parasysh edhe triumfin në atdhe, në turneun e Marbella-s Andalucia Open, tre muaj më parë, ku numri 13 i botës mposhti në finale në tri sete bashkëkombasin e tij Jaume Munar.

Këtë javë tenisti asturian u shfaq plot luhatje, megjithatë gjërat më të mira 30-vjeçari nga Gijoni duket se i kishte lënë pikërisht për dy sfidat e fundit të edicionit të 115-të të turneut të Hamburgut.

Turneu i Hapur i Hamburgut dikur konsiderohej si një ndër aktivitetet më të rëndësishme të sezonit dhe klasifikohej si një kompeticion Masters, gjithsesi tani turneu i mirënjohur gjerman ka ruajtur të paktën statusin e një aktiviteti shumë të vlefshëm, që e shpërblen tenistin fitues me plot 500 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat