Kampioni i dyfishtë olimpik tërhiqet

Tenis

Kampioni i dyfishtë olimpik tërhiqet

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:57
Kampioni i dyfishtë olimpik tërhiqet

Ish-numri 1 në botë dhe kampioni i dyfishtë olimpik për meshkuj në tenis, britaniku Andy Murray, është dëmtuar dhe është tërhequr nga loja teke. Murray është fitues i medaljes së artë në Londër 2012 dhe Rio 2016.

Ai kishte udhëtuar për në Tokyo, por një problem muskulor e detyroi të mos zbresë sot në fushë në lojën teke.

Gjithsesi, Murray synon të rikuperojë për lojën dyshe, ku do të luajë bashkë me patriotin e tij Joe Salisbury.

Me fitore e nisin aventurën e tyre në Olimpiadë edhe rusi Daniil Medvedev, gjermani Alezander Zverev, ndërsa te femrat triumfojnë numri 1 në botë Ashleigh Barty e tenistja japoneze Naomi Osaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat