Eliminohet tenistja më e mirë në botë

Tenis

Eliminohet tenistja më e mirë në botë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:44
Eliminohet tenistja më e mirë në botë

Tenistja numër një botë, Eshli Barti, u eliminua nga turneu i tenisit në Lojrat Olimpke në Tokio, pasi që u mund nga tenistja spanjolle Sorbes Tormo me 2-0 në sete , ose 6-3 dhe 6-4 në geme.

Barti , pas triumfit në turneun masters në “Wimbelldon”, nuk kishte motiv për gara në Tokio , duke humbur 5 herë servimin e saj , të cilën mjaft mirë e shfrytëzoi spanjollja Tormo..

Ndërkohë Naomi Osaka kishte fillim të mbarë, pas mungesës disa mujore nga tenisi, duke mundur kinezen Zhang me 2-0 në sete. Raundin e parë e kaluar me sukses edhe favoritet: Muguruza, Plishkova dhe Sabalenka.

Në konkurencën e meshkujve, lajmi i parë është Endi Marej, i u tërhoq nga garat individuale dhe do të vazhdojë konkurimin e tij vetëm në konkurencën e dysheve të tenisit. Kujtojmë se Marej ishte kampion olimpik në tenis në vitin 2012 në Londër dhe Rio De Zhaneiro, në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat