Turpi Gjokoviq, e lëshojnë nervat, ja çfarë bëri

Tenis

Turpi Gjokoviq, e lëshojnë nervat, ja çfarë bëri

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 11:49
Turpi Gjokoviq, e lëshojnë nervat, ja çfarë bëri

Turpi Gjokoviq, e lëshojnë nervat, ja çfarë bëri!

S’ka medalje për Novak Gjokoviq në tenis në Lojërat Olimpike. Sido që të jetë, shansi për të është në dyshe të përziera që të fitojë të bronztën.

Pablo Carreno Busta e ka shokuar Novak Gjokoviqin në Lojërat Olimpike.

Ai ka arritur ta mposhtë numrin një në botë për ta fituar medaljen e bronztë.

Gjokoviq ishte nisur për Tokoi me synimin që të fitojë të Artën, por pasi dështoi dje në gjysmëfinale, sot nuk arriti të fitojë as të bronztën.

Pablo e mposhti Gjokoviqin 2:1 (6:4, 6:7, 6:3).

Ai u pa tepër i nervozuar gjatë gjithë ndeshjes, thjesht nuk arrinte ende ta përbijë atë mundësi që humbi të premten për medalje, ani pse sot llogaritet si tenisti numër një në botë.

Në një moment, ai edhe e ka thyer edhe reketin e tij.

Sido që të jetë, zhgënjimin e madh në Lojërat Olimpike Djokovic do të mundohet të mbulojë me medaljen e bronzte në dyshe të përzier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat