Pamjet apokaliptike nga Italia

Tenis

Pamjet apokaliptike nga Italia

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 12:07
Pamjet apokaliptike nga Italia

Pamjet apokaliptike nga Italia, objektet fluturojnë dhe skena të frikshme që ndërpresin ndeshjen!

Pamjet të frikshme dhe apokaliptike kanë ndërprerë ndeshjen e tenisit që po zhvillohej në Verona.

Dy tenistët Manuel Guinar dhe Maxime Janvier po përballeshin me njëri-tjetrin, ndërsa natyra kishte planifikuar gjëra të tjera.

Era e fortë ka marrë gjithçka përpara dhe objektet po fluturonin në ajër. Stuhia ishte shumë e madhe, aq sa lojtarët, gjyqtari dhe mbledhësit e topit nisën që të vraponin duke kërkuar një vend të sigurtë për të qëndruar.

Si për ta bërë edhe më të frikshme situatën, energjia elektrike është ndërprerë. Kështu ishte e pamundur që të shihje dhe është pritur deri në momentin që stuhia të qetësohej dhe moti të përmirësohej, për të vazhduar ndeshjen..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat