Takimet e raundit të dytë të grand slam të US Open

Tenis

Takimet e raundit të dytë të grand slam të US Open

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 15:08
Takimet e raundit të dytë të grand slam të US Open

Kanë nisur takimet e raundit të dytë të grand slam të US Open, turneu i fushave me çement që po zhvillohet në Nju Jork.

Tenisti rus Daniil Medvedev, numri 2 në botë, avancon pa probleme në raundin e tretë, pas fitores 3-0 (6-4, 6-1, 6-2) ndaj gjermanit Dvid Koepfer.

Më tej shkon edhe numri 3, greku Stefanos Tsitsipas, që eliminoi francezin Adrien Mannarimo, duke fituar 3-1.

Në takimet e tjera për meshkuj, spikatin fitoret e argjentinasit Diego Schwartzman, amerikanit Francis Tiafoe si dhe rusit Andrey Rublev (numri 5 në botë). Surpriza e këtij raundi ishte eliminimi i bullgarit Grigor Dimitrov..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat