Raducanu: Ky mbetet një problem i këndshëm për mua

Tenis

Raducanu: Ky mbetet një problem i këndshëm për mua

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:22
Raducanu: Ky mbetet një problem i këndshëm për mua

Tenistja 18-vjeçare britanike Emma Raducanu, numri 150 në botë, është surpriza e këtij edicionit të US Open.

E ardhur nga faza kualifikuese, ajo ka arritur të kualifikohet deri në gjysmëfinalet e këtij grand slam, deri më tani. Kjo është hera e parë që Raducanu arrin të shkojë kaq larg, në debutimin e saj në US Open.

Ndërkohë që, ajo ka shansin të prekë edhe finalen në rast se fiton ndaj grekes Maria Sakkari. “Po e shijoj në maksimum këtë turne. Çdo ditë e marr me qetësi, sikur të ishte dita e parë e fazës eliminatore. Nuk e prisja të isha në gjysmëfinale, por për mua kjo mbetet një përvojë e jashtëzakonshme”, tha Raducanu.

Tenistja britanike shprehet se ajo kishte prenotuar avionin e kthimit që në fund të fazës eliminatore. “E kisha prenotuar biletën e kthimit kohë më parë dhe e kam shtyrë atë disa herë deri më tani, pas çdo fitoreje. Ky mbetet një problem i këndshëm për mua”, tha Raducanu.

Në historinë e këtij grand slam, ajo është tenistja e tretë jashtë “Top-100” që kualifikohet në gjysmëfinalet e US Open. Dy të tjerat janë dy ikona: Billie Jean King dhe Cim Clijsters. Ajo gjithashtu është tenistja e parë që vjen nga faza kualifikuese dhe arrin të shkojë deri në gjysmëfinalet e këtij turneu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat