Burri nga India, që falimentoi e u nda me grua, me gruan e Novak Gjokoviqit në Kosovë!

Tenis

Burri nga India, që falimentoi e u nda me grua, me gruan e Novak Gjokoviqit në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2021 Në ora: 19:24
Burri nga India, që falimentoi e u nda me grua, me gruan e Novak Gjokoviqit në Kosovë!

Mohandgji është nga India, një burrë me histori të çuditshme, u fut në Kosovë me Jelenën, gruan e provokatorit Novak Gjokoviq.

Misioni i tyre është i panjohur dhe askush nuk e di qëllimin apo prapavijën e tyre.

Nga disa media serbe u tha se vizita e tyre ka qenë humanitare nga “Fondacioni Gjokoviq, duke vizituar Graçanicën, Manastirin në Deçan, Gorazhdecin dhe Hoçën e Madhe.

Image

Kjo vizitë e tyre, e gruas së tenistit Gjokoviq, pak është e besueshme që ka të bëjë me çështje humanitare, përveç ndonjë misionit të caktuar nga kuzhina e Beogradit!

Skandali tjetër, edhe burri nga India u pa brenda autobusit, kur ia thonë këngës provokuese kundër Kosovës!

Kush është burri nga India, me një mjekër interesante dhe në shoqëri me serbët e serbet provokues?

Ky burrë ka falimentuar dhe u nda me grua!

Publiku në Serbi u intrigua nga indiani Mohandgji, i cili kaloi ditët e fundit në Kosovë dhe Metohi në shoqërinë e Jelena Gjokoviq dhe Ana Divac.

Indiani Mohandgji humbi vajzën e tij Amu në një aksident me makinë. Martesa e tij u shkatërrua, pastaj humbi të gjitha paratë, humbi pronën dhe punën, kështu që u sëmurë dhe u braktis nga familja dhe miqtë.

Kthimi i tij nga fundi shkoi në një drejtim tjetër, përmes mësimeve, urtësisë dhe spiritualitetit që ai vetë propagandon sot”, shkruan “Kurir”.

Krejt në fund, erdhën e shkuan, por shqetësimi më i madh është, cili ishte misioni i tyre?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat