Për herë të parë pas 21 vitesh, një turne Masters

Tenis

Për herë të parë pas 21 vitesh, një turne Masters

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 12:25
Për herë të parë pas 21 vitesh, një turne Masters

Më datën 7 tetor, do të nisë në Amerikë turneu Masters (1000 pikë) i Indian Wells, një nga më të rëndësishmit në botë

E veçanta e këtij turneu është se për herë të parë pas 21 vitesh, në një turne Masters nuk do të jetë një nga 3 tenistët më të mirë në botë: Roger Federer, Rafael Nadal e Novak Gjokoviq, të njohur ndryshe si “Big 3”.

Që nga viti 2000, të paktën njëri nga këta tri tenistë ka marrë pjesë në turnetë Masters, ndërsa këtë herë do të mungojnë njëkohësisht të tri tenistët.

Disi i çuditshëm ky fakt, por që tregon se këta tenistë janë drejt fundit të karrierës. Nadal e Federer kanë deklaruar se do të rikthehen vitin tjetër, ndërsa Djokovic se nuk do të luajë në Indian Wells.

Këta tri tenistë kanë fituar 13 nga 16 edicionet e fundit të Indian Wells (5 herë Federer e Gjokoviq si dhe 3 herë Nadal). Kjo mungesë u jep mundësi tenistëve të tjerë “big” që të synojnë trofeun dhe 1000 pikët që jepen për fituesin, për të zbritur nga froni Gjokoviq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat