Federer nuk do të jetë në top-10-shen e ATP-së

Tenis

Federer nuk do të jetë në top-10-shen e ATP-së

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 12:00
Federer nuk do të jetë në top-10-shen e ATP-së

Ishte thjesht çështje kohe. Roger Federer nuk do të jetë në top-10-shen e ATP javën e ardhshme për herë të parë që nga janari 2017.

Zvicerani ka marrë pjesë në vetëm gjashtë turne në dy vitet e fundit dhe i është nënshtruar pёrsёri një operacioni në gju pas Wimbledonit.

Në Wimbledon, në setin e fundit të luajtur deri më tani, u mposht 6-0 nga polaku Hubert Hurkacz me kёtё tё fundit qё me suksesin i tij në Indian Wells ndaj Frances Tiafoe e ka zbritur Federerin praktikisht në vendin e 11 në klasifikimin botëror.

Është një shenjë tjetër e një epoke që po përfundon, dhe siç ndodh shpesh në këto raste, gëzimi për ta jetuar bashkëjeton me nostalgjinë për atë që humbet. Për ta besuar duhet të dëgjosh Valentino Rossin, që konsiderohet një model në sport, i cili ka rrëfyer “paranojën” e tij para garës së fundit të sezonit në MotoGP të sezonit, që do të shënojë gjithashtu lamtumirën e tij nga Kampionati Botëror.

Federer, i cili hyri për herë të parë në top-10 në maj të vitit 2002, mbeti në këtë grup elite për gjithsej 968 javë, nga të cilat 734 radhazi, nga 14 tetori 2002 deri më 6 nëntor 2016. Askush nuk ka mundur të qëndrojë për një periudhë kaq të gjatë në top-10.

Në vendin e dytë në këtë renditje është Rafa Nadal. Tenisti nga Mallorca do të nisë të hënën javën e tij të 839-të mes 10 më të mirëve të botës.

Spanjolli ka 2 350 pikë avantazh ndaj Federerit, por nga tani deri në fund të sezonit ai do të humbasë 940 pikë. Dhe ai nuk do të kthehet në fushë para vitit 2022.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat