Gjest i pahijshëm u Gjokoviqit, refuzon...

Tenis

Gjest i pahijshëm u Gjokoviqit, refuzon...

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:17
Gjest i pahijshëm u Gjokoviqit, refuzon...

Gjest i pahijshëm u Gjokoviqit, refuzon të tregoj të vërtetën!

Novak Gjokoviq mund të heqë dorë nga objektivi për të fituar Grand Slam-in në Australian Open, pasi kreu i shtetit të Victorias vendosi që në këtë kompeticion të marrin pjesë vetëm tenistët që janë vaksinuar.

Tenisti serb nuk zbuloi nëse është vaksinuar apo jo, por deklaroi se e sheh si të tepruar gjykimin e njerëzve nga fakti nëse e kanë bërë apo jo vaksinën, ndaj u shpreh se do të vendosë shumë shpejt mbi pjesëmarrjen ose jo në Australian Open.

“E vërteta është se nuk e di nëse do të konkurroj, pasi situata nuk është e mirë.

Brenda 2-3 javësh do të marrim një vendim final. Më duket e tmerrshme që shoqëria të gjykon në bazë të një vaksine. Nuk dua të marr pjesë në një luftë mediatike dhe as nuk dua të tregoj nëse e kam bërë apo jo vaksinën”, deklaroi Gjokoviq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat