Blearta Ukëhaxhaj, pranohet në programin për ambasadore të re olimpike nga Kosova për EYOF

Tenis

Blearta Ukëhaxhaj, pranohet në programin për ambasadore të re olimpike nga Kosova për EYOF

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:42
Blearta Ukëhaxhaj, pranohet në programin për ambasadore të re olimpike nga Kosova për EYOF

Blearta Ukëhaxhaj, pranohet në programin për ambasadore të re olimpike nga Kosova për EYOF “Banska Bistrica 2022".

Përfaqësuesja nga Federata e Tenisit të Kosovës, Blearta Ukëhaxhaj, është pranuar në programin për “Ambasadore e Re Olimpike Evropiane (EYOA)” nga Kosova për Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) “Banska Bistrica 2022”, që organizohet nga Komiteti Olimpik i Evropës në muajin korrik të vitit të ardhshëm në Banska Bistrica të Sllovakisë.

Blearta është ish-tenisere, tani gjyqtare, ndërsa si sportiste ka përfaqësuar Kosovën edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj “Gyor 2017”, ku ishte edhe bartëse e flamurit në ceremoninë hapëse, si dhe pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Ajo ishte përzgjedhur javë më parë nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut për ambasadore, ndërsa është pranuar pas intervistimit nga përfaqësues të programit.

Programi i EYOA)-s, synon të forcojë dhe promovojë vlerat olimpike në mesin e sportistëve të rinj që marrin pjesë në EYOF Veror.

Ambasadore nga Kosova e EYOF-it Dimëror “Vuokatti 2022” është skitarja Era Shala.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat