Nadal: Vendimi më i mirë i karrierës time

Tenis

Nadal: Vendimi më i mirë i karrierës time

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 12:19
Nadal: Vendimi më i mirë i karrierës time

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, fitues i 20 grand slam, ka mbyllur prej kohësh sezonin dhe është në fazë rikuperimi pas një operacioni të vogël në këmbë. Ai shpreson të jetë gati për vitin 2022.

Duke folur për karrierën e tij, ai shprehet: “Nuk ka kënaqësi më të madhe në aspektin personal kur kthehesh në shtëpi duke ditur se ka bërë maksimumin për të arritur objektivat e tu”.

“Gjithnjë jam impenjuar shumë, për të reduktuar sa më shumë hapësirën që na ndan nga objektivi.

Të mos kesh asnjë objektiv e bën jetën të mërzitshme dhe pa kuptim. Nëse rrefohesh nga persona kompetentë është më e lehtë për të arritur sukses.

Vendimi më i mirë i karrierës time ka qenë mbajtja pranë e personave që gjithnjë më thonin të vërtetën ashtu siç ishte”, tha Nadal.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat