Sportisja akuzon ish-zv.kryeministrin për dhunë se*suale, mesazhi dhe llogaria...

Tenis

Sportisja akuzon ish-zv.kryeministrin për dhunë se*suale, mesazhi dhe llogaria...

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 12:55
Sportisja akuzon ish-zv.kryeministrin për dhunë se*suale, mesazhi dhe llogaria...

Përmes një mesazhi në “Weibo” (Twitter kinez), tenistja kineze Shuai Peng, ish-numri 14 në botë dhe numri 1 në lojën dyshe, ka akuzuar ish-zëvendës-kryeministrin e këtij vendi për dhunë seksuale. Një deklaratë që ka tronditur këtë vend, pasi është hera e parë që në një skandal të tillë përfshihen drejtues të lartë të Partisë Komuniste Kineze.

Mesazhi është publikuar ditën e martë nga Shuai Peng, 35 vjeçe. Ajo ka treguar për një marrëdhënie të dhunshme me Zhang Gaol, sot 75 vjeç, në qeverinë kineze në vitet 2012-2017 dhe anëtar i rëndësishëm i Komitetit Qendror të Partisë.

Ky mesazh është fshirë menjëherë nga rrjetet sociale pas disa minutash, ashtu sikurse edhe llogaria e tenistes, por miliona njerëz kanë lexuar deklaratën e saj.

Ende nuk dihet se përse është fshirë mesazhi dhe nga kush, por shumë mendojnë se censura kineze ka qenë e menjëhershme dhe e fortë. Për orë të tëra në Kinë ishte e pamundur të kërkoje për emrin e Peng apo për tenisin si sport në përgjithësi.

Tenistja u shpreh se nuk ka prova për të vërtetuar denoncimin e saj, ndërkohë që as Partia Komuniste Kineze dhe as qeveria nuk e ka komentuar këtë ngjarje. Kjo nuk është hera e parë që ka akuza të tilla dhune seksuale, por është hera e parë që ato prekin një lider politik kinez.

“Jam e vetme, si një vezë që përpiqet të godasë një shkëmb në këtë ngjarje.

Gjithçka ndodhi kur ish-zv,kryeministri e kishte ftuar të luante tenis me të dhe bashkëshorten”, tha tenistja. Asokohe ajo ishte ende e re, por më pas Shuai Peng fitoi Wimbledon në lojën dyshe, duke shkuar edhe deri në gjysmëfinalet e US Open (aktualisht është nr.189 në botë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat