Me lehtë së sa mendohej arrin në finale

Tenis

Me lehtë së sa mendohej arrin në finale

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 11:45
Me lehtë së sa mendohej arrin në finale

Sfida spanjolle në gjysmëfinale të VTA finales në Guadallahara i takoi Garbine Muguruza, pasi që mundi Paula Badosa me 2-0 në sete (6-3, 6-3).

Spanjollja me më shumë eksperiencë, që ishte edhe numri një në botë, e ftoi setin e parë , duke përfituar gemin e tretë dhe të 9-të në shërbim të Badosës (3-6).

Në vazhdim, në setin e dytë, Muguruza ishte më e mirë se Badosa dhe krijoi epërsi , të cilën nuk e lëshoi deri në fund të takimit.

Tenistja 28 vjeçare shfrytëzoi mundësinë e parë për të mbyllur takimin dhe me rezultat identik, fitoi setin e dytë (6-3) për një orë e 26 minuta.

Në finale , Muguruza do të takohet me fituesin në mes Kontaveitit dhe Sakarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat