Zverev triumfon në “ATP Finals”

Tenis

Zverev triumfon në “ATP Finals”

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 18:44
Zverev triumfon në “ATP Finals”

Tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 3 në botë, fitoi mbrëmjen e sotme turneun ATP Finals”, event që u zhvillua për një javë në Torino (Itali). Në finale, ai mposhti 2-0 (6-4, 6-4) rusin Daniil Medvedev, numrin dy në botë për meshkuj.

Kjo është hera e parë për tenistin gjerman që fiton këtë turne, duke bërë një paraqitje të mirë.

Një ditë më parë, në gjysmëfinale, ai mposhti 2-1 në gjysmëfinale serbin Novak Djokovic, numrin 1 në botë. Pra, brenda 24 orësh, ai mposhti dy tenistët më të mirë në botë.

Për tenistin gjerman, fitorja e sotme ndaj Medvedev është një hakmarrje për humbjen që pësoi në fazën e grupeve. Ky ishte turneu i fundit i këtij viti, ku merrnin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë, ndërkohë që kanë mbetur për t’u luajtur vetëm takimet e Kupës Davis.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat