S*ks me ish-zv. kryeministrin

Tenis

S*ks me ish-zv. kryeministrin

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:56
S*ks me ish-zv. kryeministrin

Kina vazhdon të përballet me presionin mbi yllin e tenisit Peng Shuai, e cila u zhduk nga jeta publike pasi bëri akuza shpërthyese për sulm seksual kundër një zyrtari të lartë të Partisë Komuniste të Kinës.

Peng Shuai, 35 vjeçe një nga tenistet më të njohura të Kinës, akuzoi ish-zëvendëskryeministrin Zhang Gaoli se e detyroi atë të bënte seks, sipas publikimeve të një postimi të fshirë në mediat sociale të datës 2 nëntor. Qeveria kineze fshinë çdo përmendje të akuzës në internet dhe bllokuan llogarinë e saj nga rezultatet e kërkimit. Peng është dy herë kampione në Grand Slam dhe një nga tenisistët më të mirë të Kinës.

Nga Hunan, në Kinën qendrore, 35-vjeçarja bëri histori në vitin 2014, kur u bë lojtarja e parë kineze, mashkull ose femër, që arriti në renditjen nr.1 të dyfishtë në botë. Dy titujt e saj të mëdhenj në dyshe u fituan në Wimbledon në 2013 dhe French Open në 2014. Peng gjithashtu arriti në gjysmëfinalet teke në US Open 2014 dhe është tre herë olimpike.

Ajo ka fituar 25 tituj të turneut. Suksesi ndërkombëtar i Peng dhe yjeve të tjerë të tenisit kinez, Li Na dhe Zheng Jie, është vlerësuar me ndihmën e rritjes së popullaritetit të sportit në Kinë, veçanërisht për lojën e femrave.

Zhang Gaoli, 75 vjeç shërbeu në Komitetin e përhershëm Politiburo prej shtatë personash të Partisë Komuniste në pushtet, organi suprem i udhëheqjes së vendit nga 2012 deri në 2017 gjatë mandatit të parë në pushtet. Ai doli në pension si zëvendëskryeministër në 2018.

Në një postim të fshirë në mediat sociale të datës 2 nëntor, Peng akuzoi Zhang se e detyroi atë të bënte seks dhe pretendon një lidhje gjatë një periudhe të ndërprerë që zgjati të paktën 10 vjet.

Rreth tre vjet më parë, pasi Zhang doli në pension, postimi pretendon se Peng ishte ftuar nga ai për të luajtur tenis në Pekin. Më pas, shkroi ajo, Zhang dhe gruaja e tij sollën Peng në shtëpinë e tyre, ku Peng pretendoi se ajo ishte nën presion për të kryer marrëdhënie seksuale me Zhang.

“Atë pasdite në fillim nuk dëshiroja dhe po qaja gjatë gjithë kohës. Pse u desh të ktheheshe tek unë, më çove në shtëpinë tënde për të më detyruar të bëj seks me ty? Nuk mund ta përshkruaj se sa e neveritur isha dhe sa herë e pyeta veten a jam ende një njeri? Ndihem si një kufomë në këmbë. Çdo ditë aktroja, cila person isha unë e vërtetë?”

Peng tha se nuk kishte prova për të vërtetuar pretendimet e saj dhe se Zhang ishte gjithmonë e shqetësuar se ajo do të regjistronte gjërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat