Ja shuma marramendëse që Australian Open humbi si pasojë e pandemisë

Tenis

Ja shuma marramendëse që Australian Open humbi si pasojë e pandemisë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 11:58
Ja shuma marramendëse që Australian Open humbi si pasojë e pandemisë

Në prag të grand slam të Australian Open, që nis pas një muaji në Melburn, organizatorët e turneut të parë të madh të vitit 2022 kanë publikuar shumën marramendëse të humbjeve që ata pësuan një vit më parë si pasojë e pandemisë.

Vjet, Australian Open nisi dy javë me vonesë si pasojë e koronavirus, ndërkohë që turneu u zhvillua me pak tifozë.

Sipas Federatës Australiane të Tenisit, humbjet financiare kapën shifrën e 70.8 milionë dollarëve. Sipas një raporti, shkaqet kanë qenë të shumta, përfshi edhe kostot shtesë të karantimit të detyrueshëm të tenistëve një vit më parë. Publiku ishte i limituar, ndërkohë që edhe disa turne të vegjël që zhvillohen para Australian Open u anulluan.

Kosto e lartë vjet ishte siguria e turneut, ndaj dhe këtë vit ëhstë bërë i detyrueshëm vaksinimi për të marrë pjesë në Australian Open. Të vaksinuar duhet të jenë edhe punonjësit si dhe tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat