Një lajm i mirë për tenisin e Kosovës

Tenis

Një lajm i mirë për tenisin e Kosovës

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 18:20
Një lajm i mirë për tenisin e Kosovës

Federata e Tenisit e Kosovës me datë 15.12.2021 ka mbajtur ceremoninë e inaugurimit të balonit për mbulimin e dy fushave të tenisit në Prishtinë. 

Baloni për mbulimin e dy fushave të tenisit është donacion nga Federata e Tenisit e Turqisë përmes Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport të Turqisë.

Me një fjalë rasti kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, z. Jeton Hadergjonaj falenderoi përzemërsisht kryetarin e Federatës së Tenisit të Turqisë, z. Cengiz Durmus dhe Ministrinë për Kultur Rini dhe Sport të Turqisë për dhënien e këtij donacioni që është shumë i rëndësishëm për tenisin në Kosovë, gjithashtu falenderoi edhe të gjithë të pranishmit që na nderuan me prezencen e tyre.

Të pranishëm në ceremoni përveç shumë dashamirësve të tenisit, me prezencen e tyre na nderuan: Ambasadori i Turqisë në Kosovë z. Çagri Sakar, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës z. Ismet Krasniqi së bashku me sekretarin e përgjithshëm të KOK Besim Alitit, zëvendësministrja e MKRS znj. Daulina Osmani, përfaqësuesi nga TIKA Kosova z. Cihan Dinçer, ish kryetarët e FTK-së Agim Islami, Shkelzen Domi dhe Mejdi Rexhepi. Përderisa përmes lidhjes direkte na nderoi kryetari i Federatës së Tenisit të Turqisë z. Cengiz Durmus përmes të cilit u mundësua ky donacion kaq i rëndësishëm.

Federata e Tenisit e Kosovës dhe i gjithë komuniteti i tenisit është jashtëmase falenderuese ndaj Federatës së Tenisit të Turqisë dhe Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport në Turqi për këtë donacion, i cili do të ndihmojë zhvillimin e tenisit në Kosovë në 12 muajt e vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat