Një adoleshente sportistja më e mirë e vitit në Britani

Tenis

Një adoleshente sportistja më e mirë e vitit në Britani

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 23:32
Një adoleshente sportistja më e mirë e vitit në Britani

Kampionia adoleshente e US Open, Emma Raducanu është votuar Personaliteti Sportiv i Vitit 2021 nga BBC.

Raducanu, në atë kohë 18-vjeçare i dha fund pritjes 44-vjeçare të Britanisë për një kampione britanike në Grand Slam për femra me fitoren e saj të jashtëzakonshme në Flushing Meadows.

Fitorja e saj pasoi çerekfinalet e Wimbledon në korrik në debutimin e saj në shortin kryesor të Grand Slam.

Raducanu shpërtheu në skenën e Wimbledon. Fitoret mbresëlënëse ndaj kundërshtareve. Ajo u bë gruaja më e re britanike që arriti në 16 të fundit të Wimbledon në epokën e Open.

Në fitimin e titullit të US Open në shtator me një fitore 6-4 6-3 ndaj adoleshentes tjetër Leylah Fernandez, Raducanu theu një sërë rekordesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat