Rafael Nadal rikthehet në stërvitje

Tenis

Rafael Nadal rikthehet në stërvitje

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 17:47
Rafael Nadal

Lajm i mirë për adhuruesit e tenisit është rikthimi i Rafael Nadal në stërvitje.

Reketi spanjoll kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ishte obliguar të vet-karantinohet më herët gjatë kësaj jave.

Nadal do të jetë në karantinim deri më 30 dhjetor, por kjo nuk e ka penguar atë që të stërvitet në shtëpi.

Spanjolli nuk e ka ndërmend të humb paraqitjen në Australian Open .

Ai ka publikuar një video në Instagram ku shihet duke u stërvitur në shtëpi dhe shkruan për një “Rikthim gradual.”

Mbetet të shihet tashmë nëse Nadal do të mund të rikthejë formën e tij aq shpejtë sa i nevojitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat