Media serbe e shokuar: Kosova po e merr Novak Gjokoviqin e ri! Po e financon një shqiptar nga Gjilani! 

Tenis

Media serbe e shokuar: Kosova po e merr Novak Gjokoviqin e ri! Po e financon një shqiptar nga Gjilani! 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2022 Në ora: 13:57
Media serbe: Kosova po e merr Novak Gjokoviqin e ri! Po e financon një shqiptar nga Gjilani! 

Ka filluar një zhurmë në botën e tenisit në Serbi, në lidhje me tenistin e ri serb Filip Paviq (15 vjeç) nga Kosova. 

Sipas një farë media serbe ‘Kurir’, Paviq ka punuar tre vjet pa trajner dhe nuk ka pasur vend të përhershëm për stërvitje.

“Kjo tani ka ndryshuar. Filipi do të udhëtojë për në Zvicër, ku do të vazhdojë të punojë dhe të përparojë. Veçanërisht interesant është mënyra se si mori mbështetje i riu serb.

Media ‘Le Canton 27’, një media zvicerane në gjuhën shqipe, ka shkruar për këtë, duke thënë se shqiptari nga Gjilani ka vendosur t'ia paguajë udhëtimin dhe shpenzimet tenistit të ri kur ka dëgjuar historinë e tij.

Ai mësoi se Filipi nuk ka kushte për stërvitje adekuate, i erdhi keq për të dhe bëri një punë të mirë, dhe në faqen e përmendur thuhet se pavarësisht kushteve të vështira të stërvitjes, Paviq fitoi mbi 30 turne dhe aktualisht është lojtari i katërt më i mirë në Kosovë”, shkruan më tej.

“Kush e di, Kosova mund ta marrë Novak Gjokoviqin e ri.

Në qershor të këtij viti, Goran Paviq, babai i Filipit, foli për idetë e tij dhe më pas zbuloi se djali i tij luante në turnetë në territorin e Kosovës, sepse të shkosh diku tjetër kërkon shumë para”, ka shkruar ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat