Gjokoviq në paraburgim, e ruajnë dy policë, askush nuk mund të rrijë me të!

Tenis

Gjokoviq në paraburgim, e ruajnë dy policë, askush nuk mund të rrijë me të!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 janar 2022 Në ora: 17:55
Gjokoviq në paraburgim, e ruajnë dy policë, askush nuk mund të rrijë me të!

Nuk ka pikë marre! E gjithë bota po vaksinohet e ky nuk pranon të vaksinohet kundër korona virusit.

Bota e qytetëruar po tmerrohet se si iu lejua tenistit serb pjesëmarrja në turneun Australian Open! 

“Novak Gjokoviq aktualisht është akomoduar në një dhomë në aeroportin e Melbournit dhe askush nuk mund të hyjë më të”, tha babai i tij Srgjani për ‘B92”.

Para dhomës ku ndodhet serbi ndodhen dy policë.

Gjokoviq mbërriti në Melbourn rreth 30 minuta para mesnatës (diferenca kohore 10 orë) për të marrë pjesë në Australian Open, i cili fillon më 17 janar.  Serbit iu bë një përjashtim mjekësor nga një ekip profesionist mjekësor, por autoritetet lokale refuzuan t'i jepnin vizë. 

Doganat dyshohet se gjetën një problem në dokumentacionin e tij dhe pas kërkesës së tyre që shteti i Viktorias t'i aprovonte kërkesën, ata e refuzuan, kështu që Novak kaloi disa orë në pyetje dhe në fund në paraburgim.

Sipas mediave australiane, me Novakun është biseduar deri në orën 1:15 pas mesnate me orën lokale dhe më pas tenisti më i mirë në botë është vendosur në paraburgim, ku ruhet nga dy policë, shkruan “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat