Shfaqja e Gjokoviqit është më se e turpshme

Tenis

Shfaqja e Gjokoviqit është më se e turpshme

Nga: Leopold Schroers Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:16
Novak Gjokoviç

Viza e Novak Gjokoviçit i anulohet pas mbërritjes në Melburn sepse ylli i tenisit nuk i plotëson kushtet e hyrjes. Tani për serbin do të vendosë gjykata nëse është e mundur të marrë pjesë në turne. Shfaqja që ai realizon është më shumë se e turpshme. 

Vetë-portretizimi i yllit të tenisit Novak Gjokovic ka arritur kulmin e tij negativ. Me një buzëqeshje të madhe dhe një përjashtim mjekësor në bagazhin e tij, Novak Gjokovic u nis për në Melburn të martën për të fituar titullin e tij të dhjetë në Australian Open dhe për t'u bërë i vetmi rekordmen i titullit Grand Slam.

Por agjencia australiane e mbrojtjes së kufijve ngadalësoi valën e euforisë së numrit një në botë dhe i refuzoi hyrjen në turneun profesional si i pavaksinuar. Tani ai është i vetmuar dhe i izoluar nga stafi i tij në një hotel të njejtë, ku edhe refugjatët prisnin vendimet për largim nga vendi.

Për shkak se ai nuk dëshironte të vaksinohej, Gjokoviç udhëtoi në Australi me një vërtetim mjekësor. Vetëm fakti që ai, si ylli i tenisit, merr një vërtetim të tillë është një faqe dhe cirk. Çfarë nuk priste: Hyrja e tij u ndalua për shkak të mungesës së provave për të përmbushur kërkesat e hyrjes. Gjokoviqit të pavaksinuar nuk i lejohet të bëjë atë që ai do - kjo është një gjë e mirë!

Kundërshtimi i Djokovic për dëbim është një gjë e pavlerë

E turpshme: Sipas gazetarit australian Paul Sakkal, dokumentet e Gjokoviqit për vizë thjesht nuk mjaftonin. Për këtë arsye, dokumente më të detajuara ishin në dispozicion për tre profesionistë të tjerë të tenisit me dokumentim mjekësor. Sado i zoti që është Gjokoviç në fushën e tenisit, duket se ai këshillohet keq për koronën, vaksinimin dhe provat.

Mirëpo, në vend që të kuptojë përfundimisht se nuk gëzon ndonjë të drejtë të veçantë dhe t'i përulet masave, Gjokoviç shkon më tej. Ylli i tenisit apeloi kundër dëbimit të tij, në mënyrë që t´i mundësohet ende pjesëmarrja në Australian Open. Me këtë veprim, serbi del si qesharak. Kundërshtimi është thjesht aktakuzë.

Australianët ishin të bllokuar për gati 19 muaj. Nga marsi 2020 e në vazhdim, vendi prezantoi një nga rregulloret më të rrepta dhe më të qëndrueshme të kufijve. Shumë familje u ndanë për muaj të tërë dhe australianët u lejuan të largoheshin nga vendi vetëm me leje speciale. Fotoja e Gjokoviçit që mbërriti i pavaksinuar, me një buzëqeshje të pafytyrë në fytyrën e tij, do të jetë ndjerë si një shuplakë në fytyrë për shumë vendas.

Tani për tani Gjokoviç duhet të kuptojë se nuk ka të drejta të veçanta për të, në dhomën e tij të tenisit në Melburn. Serbi po qëndron në një hotel të njejtë, për personat që janë të detyruar të largohen nga vendi, ndërsa babai i tij i inatosur flet për gazetën serbe „Informier“  për “burgimin australian” . Gjokoviç duhet që t´i rritë flokët atje të paktën deri të hënën, tha avokati i qeverisë Christopher Tran në një seancë dëgjimore të enjten.

Gjokoviçin jashtë fushës së lojës, askush se merr seriozisht

Në mes të valës së shfrenuar të omicronit, serbi po sfidon dëbimin e tij të kërcënuar sepse, si një person i pavaksinuar, me sa duket dëshiron të trajtohet i privilegjuar. Për gjeniun e tenisit, suksesi sportiv është prioriteti kryesor, thotë ai - por jashtë fushës, Gjokoviçi për fat të keq nuk mund të merret seriozisht.

Me postimin e tij në Twitter pak para nisjes, ai tashmë tërhoqi pakënaqësinë e shumë australianëve. "The Herald Sun" e përshkroi pjesëmarrjen e tij të mundshme si "hipokrizi të sëmurë" dhe "një fyerje për çdo australian që ka kaluar nëpër ferr për shkak të Covidit". Kjo është më se e vërtetë.

Edhe në fillim të pandemisë, Gjokoviçi ishte pozicionuar si një kundërshtar i qartë i vaksinimeve dhe zhvilloi një lojë hamendjeje për statusin e tij të vaksinimit. Në vend që ta konsideronte fatin që aplikimi i tij special u miratua paraprakisht nga dy komitete mjekësore dhe nga menaxhmenti i turneut australian, një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave e merr si të mirëqenë.

Me heqjen e vizës, autoritetet australiane morën vendimin absolutisht të drejtë. Shpresojmë se ajo nuk do të lejojë që erërat e kundërta ligjore dhe thashethemet nga Serbia të ndryshojnë mendjen e saj në ditët në vijim.

Nga gjermanishtja: Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat