Australia për Djokoviqin: Nuk është rob, të ikë kur të dojë

Tenis

Australia për Djokoviqin: Nuk është rob, të ikë kur të dojë

Më: 7 janar 2022 Në ora: 09:28
Novak Djokovic

Tenisti numër 1 botës, serbi Novak Djokovic është i lirë të largohet nga hoteli në qytetin e Melburnit, ku ai po mbahet që nga dita e enjte, pas anulimit të vizës.

“Ai mund të kthehet në çdo kohë në vendin e tij të origjinës”, tha sot Sekretarja e Brendshme  Australiane, Karen Andrews.

Djokovic i cili mbërriti të mërkurën në darkë në Melburn me një përjashtim mjekësor që sipas tij do ta lejonte atë të ishte pjesë e Australian Open për të mbrojtur titullin pa u vaksinuar, po mbahet në një hotel të autoriteteve të emigracionit.

Serbi është duke pritur që gjykata australiane të marrë vendimin për të ditën e hënë, për pranimin ose anulimin e vizës.

“Z. Djokovic nuk mbahet rob në Australi, ai është i lirë të largohet kur të dojë dhe forcat kufitare me siguri do t’ia bëjnë më të lehtë,” tha Andrews në një intervistë për median prestigjoze australiane ABC.

Komenti vjen pasi Ministria e Jashtme e Serbisë e cilësoi si të pahijshëm trajtimin që po i bëhet tenistit në Melburn

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat