Gjokë mashtruesi, u zu mat!

Tenis

Gjokë mashtruesi, u zu mat!

Më: 8 janar 2022 Në ora: 20:34
Gjokë mashtruesi, u zu mat!

Gjokë mashtruesi, u zu mat!

Novak Gjokoviq do të kërkojë të hënën para gjykatës të revokohet urdhri i anulimit të hyrjes së tij në Australi për thyerje të procedurave anti-COVID.

Avokatët e tenistit serb kanë paraqitur provat të cilat sipas tyre tregojnë se tenisti kishte të drejtë që kërkonte pjesëmarrjen në Australian Open, edhe pse i pavaksinuar.

Avokatët raportuan se justifikimi mjekësor për pjesëmarrjen e Gjokoviq vinte nga fakti se ai kishte kaluar COVID, meqë kishte rezultuar pozitiv më 16 dhjetor 2021 dhe konsiderohet i shëruar.

Por në fakt rezulton se me datën 16 dhjetor, të njëjtën ditë që ai pretendohet se ka mësuar se është pozitiv, Gjokoviq ka qenë i pranishëm në një panel diskutimi në një sallë të mbyllur, pa maskë, si dhe në një ceremoni për një pullë poste të botuar në emër të tij.

Ndërkohë, në datë 17 dhjetor, një ditë më vonë, ai ka qenë i pranishëm në një ceremoni për fëmijë në qendrën që mban emrin e tij. Ai shfaqej aty duke u shoqëruar me fëmijët në ambiente të mbyllura, sigurisht pa mbajtur maskë.

Tashmë ka filluar të debatohet nëse prova që kanë vënë në dispozicion avokatët e tij është e falsifikuar, ose Novak Gjokoviq është aq i papërgjegjshëm sa ka shkuar në aktivitete publike duke e ditur se ishte pozitiv me COVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat