Nadal ka fituar një tjetër titull

Tenis

Nadal ka fituar një tjetër titull

Më: 9 janar 2022 Në ora: 12:25
Nadal ka fituar një tjetër titull

Rafael Nadal ka fituar një tjetër titull.

Reketi spanjoll ka bërë një rikthim fantastik në fushën e tenisit, pasi ishte jashtë për një kohë të gjatë si pasojë e një lëndimi.

Ai ka fituar Melbouerne Summer Set (ATP 250), duke fituar finalen ndaj Maxime Cressy, me rezultatin 7-6 dhe 6-3.

Ky është titulli numër 89 i Rafael Nadal në ATP, dhe i pari që kur fitoi Master 1000 në Romë, në vitin e kaluar.

Nadal tashmë ka tejkaluar John McEnroe, Michael Chang dhe Stefan Edberg në numrin e trofeve në këtë turne (23).

Reketi spanjoll vuajti së fundmi nga Covid-19, por përballej edhe me një lëndim fizik, por rikthimi ishte më i miri i mundshëm për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat