Ky shtet e shpall Gjokoviqin njeri të rrezikshëm për rendin shoqëror

Tenis

Ky shtet e shpall Gjokoviqin njeri të rrezikshëm për rendin shoqëror

Më: 14 janar 2022 Në ora: 23:03
Novak Gjokoviq

Qeveria australiane thotë se prania e Novak Gjokoviqit gjatë dy javëve të Australian Open mund të rrezikojë jetën dhe rendin shoqëror duke rritur ndjenjën anti-vaksinim dhe shpërfilljen e rregullave të COVID-19.

Të dielën në orën 09:00 do të jetë seanca, e cila supozohet të jetë përfundimtare, dhe do të zhvillohet në një gjykatë tjetër, pasi çështja kalon tashmë në Gjykatën Federale të Australisë.

Qeveria po e ndërton rastin ndaj tij në gjykatë me këto fakte:

Ai është një “individ i profilit të lartë i pavaksinuar” me “mospërfillje të dukshme” për rregullat e COVID si izolimi
ai mund të ngrejë ndjenja kundër vaksinimit nuk përmendet ajo që ka qenë çështja kryesore deri më sot – përjashtimi i tij mjekësor.

Sot në mëngjes qeveria australiane mori vendim për t’ia anuluar sërish vizën Djokovicit dhe kështu serbi mund të mbetet pa marrë pjesë në Australian Open.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat