“Charlie Hebdo” tallet me Djokoviç, karikatura e mesazhe për tenistin serb

Tenis

“Charlie Hebdo” tallet me Djokoviç, karikatura e mesazhe për tenistin serb

Më: 15 janar 2022 Në ora: 14:35
Charlie Hebdo

Ngjarja e ndodhur me tenistin serb, po merr çdo herë e më shumë vëmendjen e gjithë botës së sportit.

Anulimi për herë të dytë i vizës për në Australi dhe situata e ndohur me “Austalian Open” duket se është bërë frymëzim edhe për karikaturistët.

Revista satirike franceze, Charlie Hebdo publikoi një seri karikaturash nga Novak Djokovic, lidhur me skandalin e madh diplomatiko-sportiv, ku tenistit serb iu hoq viza për në Australi.

Ministri i Emigracionit, Alex Hawke ushtroi të drejtën e tij dhe dje i hoqi vizën Djokoviçit për në Australi, por dëbimi i tij u ndërpre dhe pas një apeli ai ende shpreson të marrë pjesë në turneun e parë Grand Slam të sezonit.

Me atë rast, Charlie Hebdo publikoi një tekst për Gjokoviçin dhe disa mesazhe brutale në karikaturë.

“A jemi dëshmitarë të krizës së ardhshme diplomatike midis Serbisë, nga e cila vjen Djokoviç dhe Australia? Tenisti, i cili beson se është i paprekshëm, shkoi në Australi për të luajtur në turne, por pa përfunduar procesin e vaksinimit dhe viza e tij përfundoi në plehra, kështu që ai tani është i vetmuar në një hotel në pritje të një dëbimi të mundshëm nga vendi. Ejani në Francë, Djoko dhe do ta gjeni lumturinë tuaj atje ku janë antivaksinat tona”, shkruhet në mesazhin e Charlie Hebdo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat