Ik në Beograd, aty ku u mësove të gënjesh!

Tenis

Ik në Beograd, aty ku u mësove të gënjesh!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2022 Në ora: 15:43
Ik në Beograd, aty ku u mësove të gënjesh!

Gjithmonë do të mbahet mend si sportisti më i papërgjegjshëm që e njeh bota sportive!

Novak Gjokoviq u largua nga Australia pas 11 ditëve, duke shkaktuar një sërë skandalesh!

Gjokoviqi zbarkoi në Melbourn më 5 janar, por ka qenë i pavaksinuar dhe autoritetet australiane nuk e lejuan që të futet brenda dhe të marrë pjesë në turneun “Australian Open”! 

Asgjë tjetër nuk i mbeti, përveç që të ik në Beograd!

Sportisti që u turpërua para botës me gjestet e tija, gënjeu se kinse ka qenë i vaksinuar kundër Covid 19.

Pas kësaj, Gjokoviq u morë disa herë në pyetje dhe u vendos në paraburgim në aeroportin e Melbournit. 

Megjithatë, Ministri i Emigracionit Alex Hawke vendosi të revokojë vizën, pas së cilës gjykata me plotë të drejtë hodhi poshtë ankesën e paraqitur nga Gjokoviqi dhe ekipi i tij ligjor. Ik në Beograd, aty ku u mësove të gënjesh!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat