Medvedev dhe Muguruza, me lehtësi në raundin e dytë

Tenis

Medvedev dhe Muguruza, me lehtësi në raundin e dytë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:06
Medvedev dhe Muguruza, me lehtësi në raundin e dytë

Bartësi i parë në “Australian Open”, në mungesë të Novak Gjokoviçit, tenisti rus, Danil Medvedev, e nisi sigurtë turneun në Melburn. Në raundin e parë, Medvedev mundi Henrik Laksonenin me 3-0 në sete ose 6-1, 6-4 dhe 7-6. Ndërkohë Endi Marej kishte nevojë për 4 orë lojë për të mundur Nikoloz Basillashevillin me 3-2 në sete.

Në raundin e dytë kaluan edhe Andrej Rublev, i cili mundi Xhanluka Magerin me 3-0 në sete, Ozher Alisiam shënoi fitore të vështirë 3-2 ndaj Rusuvorit, ndërsa Çiliç ishte më i mirë se Gomezi, pran rezultatit 3-0.

Në konkurencën e femrave, bartësja e tretë, Garbine Muguruza, eliminoi Klara Burellin me 2-0 në sete, ndërsa Anet Kontavet, pas seteve, mundi Katerina Siniakovën me 3-2.

Në raundin e dytë kalon edhe Iga Shvjontek, e cila mundi Hariet Dart me 2-0. Fitore e sigurtë për Simona Halep dhe Anastasija Pavlençikovën, që mundën Freçin dhe Bondarin, me rezultat identic, 2-0 në sete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat