Të gjithë jeni të korruptuar, tenisti kanadez zemërohet

Tenis

Të gjithë jeni të korruptuar, tenisti kanadez zemërohet

Më: 25 janar 2022 Në ora: 12:22
Të gjithë jeni të korruptuar, tenisti kanadez zemërohet

Denis Shapovalov e humbi toruan gjatë disfatës kundër Rafael Nadalit në çerekfinale të Australian Open, duke e akuzuar gjyqtarin për korrupsion.

Nadali tregoi edhe një herë shpirt të madh luftarak, i cili e ka karakterizuar karrierën e tij, për t’i tejkaluar telashet fizike dhe për ta mposhtur Shapovalovin në çerekfinale të Australian Open të martën.

Tenisti spanjoll fitoi 6-3 6-4 4-6 3-6 6-3 kundër kanadezit, pavarësisht se u përballë me telashe fizike në setin e katërt.

Por një çast në veçanti i bëri të gjithë të flasin, pasi Shapovalov u zemërua me vonesat e Nadalit gjatë shërbimit të tij.

Në fillim të setit të dytë, kanadezi u ngop me trajtimin e veçantë që po i bëhej kundërshtarit të tij dhe iu drejtua gjyqtarit Carlos Bernardes: “Jeni duke e shikuar orën goxha gjatë dhe ai ende nuk është gati për të luajtur”.

“Duhet ta ndëshkoni atë”, shtoi ai.

Por Bernardes nuk ia vuri veshin fare Shapovalovit dhe theksoi: “Ai (Nadal) nuk është gati të luajë”.

Nadal, i cili titullin e vetëm në Melbourne e kishte fituar më 2009, pati nevojë për ilaçe për t’i ndalur dhimbjet e stomakut.

34-vjeçari do të përballet me  Matteo Berrettini apo Gael Monfils në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat