Pas ndalimit të hyrjes në Australi, tenisti serb pa pikë turpi me këngë anti-shqiptare në Budvë

Tenis

Pas ndalimit të hyrjes në Australi, tenisti serb pa pikë turpi me këngë anti-shqiptare në Budvë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 13:01
Pas ndalimit të hyrjes në Australi, tenisti serb “harbohet” me këngë anti-shqiptare në Budvë

Tenisti serb Novak Gjokoviq po qëndron në Budva të Malit të Zi ku pritet të marrë titullin “Qytetar Nderi” i këtij qyteti.

Mbrëmë ai ka qenë i ftuar nga kryetari i bashkisë në një darkë ku mes të tjerash janë kënduar këngë nacionaliste serbe.

“Oj Kosovo, Kosovo”, titullohet kënga anti-shqiptare më të cilën Gjokoviq është harbuar me miqtë e tij.

Në video shihet tenisti serb duke valëvitur një facoletë në ndjekje të ritmit të këngës.

Përpos talentit në tenis, serbi Novak Xhokoviç është një personazh kontrovers, ultranacionalist i shpallur.

Ditë më parë, ai u vu në qendër të mediave botërore pasi tentoi të mashtrojë autoritet australiane mbi vaksinën anti-COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat