Gazetarja me një shprehje për Gjokoviqin, irriton keq serbët  

Tenis

Gazetarja me një shprehje për Gjokoviqin, irriton keq serbët  

Nga: K. Goca Më: 29 janar 2022 Në ora: 22:48
Gazetarja me një shprehje për Gjokoviqin, irriton keq serbët  

Ika Ferrer Gotiç godet ashpër tenistin serb Novak Gjokoviq, i cili u dëbua nga Australia për shkak të mos vaksinimit për korona virus.

Një postim i Ika Gotiç i ka hallakatur serbët, sepse nuk mund ta përtypin një kritikë për Gjokoviqin e padisiplinuar dhe të urryer në shumë vend të botës. 

Serbët të irrituar hidhen në ofensivë kundër gazetares.     

“Novak Gjokoviq ka përjetuar një sulm të turpshëm nga një gazetare e CNN dhe më pas ajo ka përjetuar reagimin e fansave të tij.

Kujtojmë, Ika Ferrer Gotiç, e cila punon në televizionin rajonal H1, në kuadër të rrjetit global CNN, tmerroi shumë me postimin e saj në rrjetet sociale dhe në lidhje me tenisten më të mirë në botë.

Kjo gazetare, e lindur në Travnik, por që nuk është rritur aty por në Holandë, ka jetuar edhe në Austri, Kroaci, Kubë dhe Spanjë, filloi të kritikonte Gjokoviqin pasi u shfaqën pamjet nga liturgjia ku Novaki mori pjesë”, llomotit mes të tjera media serbe “Novosti”, e njohur për propagandë dhe satelit i Qeverisë së Beogradit.

”Spanjolli i vaksinuar Nadal sapo është kualifikuar në finalen e tij të gjashtë të Australian Open, kështu që tani i duhet vetëm një fitore deri në trofeun e 21-të të Grand Slam-it.

Ndërkohë, Novak Gjokoviq po lëpin të njëjtën lugë me 200 veta”, citon shkrimin e gazetares ky medium serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat