Nadal bën çmendurinë, përmbysi rusin dhe futet në histori 

Tenis

Nadal bën çmendurinë, përmbysi rusin dhe futet në histori 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2022 Në ora: 13:23
Nadal bën çmendurinë, përmbysi rusin dhe futet në histori 

Mjeshtri është mjeshtër, e kush tjetër përveç spanjollit Raafel Nadal!  

Një finale për infarkt mes Rafael Nadal e rusit Daniil Medvedev, spanjolli është fitues i turneut prestigjioz “Australian Open” në tenis. 

Spanjolli ka shënuar fitore të vështirë me rezultat 3:2 (2:6, 5:7, 6:4, 6:4, 7:5) kundër rusit, në finalen e madhe që u zhvillua në Melbuourn.

Image

Nadal

Nadal fiton Grand Slami e 21-të, më së shumti në histori.

Image

Nadal

Një finale për t’u mbajtur mend e që zgjati 5 orë e 28 minuta, një përmbysje e madhe nga Nadal. 

Medvedev udhëhoqi me 0:2, duke fituar setin e parë me lehtësi (2:6), pastaj të dytin me rezultat të ngushtë, 5:7. 

Nadal me reketin e tij, ashtu si di ai, një kampion i madh, bëri përmbysjen e rezultatit, duke fituar tre sete radhazi, 6:4, 6:4 dhe 7:5. Nadal është kampion i “Australian Open”, rusi del kokulur! .

Spanjolli fitoi sërish në Australian Open pas plot 13 vitesh pasi titullin e parë dhe të vetëm e kishte fituar në 2009-ën duke thyer çdo pritshmëri pasi vinte nga një dëmtim i gjatë dhe titullin e fundit Slam e kishte fituar në 2020-ën në Roland Garros, turneun e tij të preferuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat