Filmi për tenistet motrat Williams...

Tenis

Filmi për tenistet motrat Williams...

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 11:04
Filmi për tenistet motrat Williams...

Filmi “King Richard” (Mbreti Richard, një familje fituese) që flet për jetën e dy motrave Venus dhe Serena Williams është kandidat për 6 çmime Oscar.

Protagonisti kryesor i këtij filmi është Richard Williams, babai i dy motrave teniste amerikane, që shkruan historinë e këtij sporti. Ai interpretohet në këtë film nga një ikonë e kinematografisë, Will Smith.

Një film i drejtuar nga Reinaldo Marcus Green, që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe kritikëve, të cilët e kanë vlerësuar atë. Aty flitet për jetën dhe karrierën e dy tenisteve amerikane Serena dhe Venus Williams si dhe për mbështetjen që kanë patur gjatë gjithë karrierës nga babai i tyre Richard.

Ai bëri që talenti i tyre të vlerësohet dhe ato të triumfojnë kudo. Serena ka luajtur edhe rolin e produktores ekzekutive në këtë film. Ajo ka mbetur e befasuar nga fakti që filmi është nominuar për 6 çmime Oscar.

“Një çmenduri! Nga fushat e Compton në ato të Wimbledon dhe tani në skenat e Academy Awards. Të gjithë mund të transformojnë ëndrrat e tyre në realitet. Më vjen për të qarë. Përgëzime të gjithë atyre që kjanë ndihmuar në këtë film”, shkruan Serena Wlliams, ikonë e sportit të tenisit. Ceremonia e dhënies së çmimeve Oscar do të zhvillohet në “Dolby Theatre” të Hollywood më 27 mars.

Filmi “King Richard” është nominuar në këto kategori: 1- Filmi më i mirë; 2-Aktori më i mirë protagonist (Will Smith); 3-Aktorja më e mirë jo-protagoniste (Aunjanue Ellis, në rolin e nënës së motrave Williams); 4-Skenari më i mirë; 5-Montazhi më i mirë; 6-Kënga më e mirë origjinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat