Nadal më i mirë në histori

Tenis

Nadal më i mirë në histori

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:32
Nadal më i mirë në histori

Sezoni 2022 në tenis ka nisur me mjaft surpriza. Tenisti spanjoll Rafael Nadal vijon të jetë i pamposhtur këtë vit.

Pas triumfit në Australian Open, ai e nisi me fitore edhe turneun e Akapulko, duke e çuar në 12 numrin e fitoreve radhazi këtë vit (0 humbje).

Ky është fillimsezoni më i mirë në karrierën e Nadal, që në vitin 2014 ishte ndalur në 11 fitore. “Jam në formë të mirë dhe për mua ka rëndësi që t’i mbyll ndeshjet sa më shpejt të jetë e mundur, për të ruajtur energjinë”, u shpreh Nadal.

Ndërkohë, në këtë turne luan edhe rusi Daniil Medvedev, numri 2 në botë.

Në rast triumfi në Akapulko ai do të jetë numri 1 në botë, duke zbritur nga froni Novak Djokovic. Serbi aktualisht luan në turneun e Dubai, i kualifikuar në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat