Gjest i madh i ish-kampionit të botës

Tenis

Gjest i madh i ish-kampionit të botës

Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:38
Gjest i madh i ish-kampionit të botës

Një gjest i mirë dhe humanitar nga ana e Andy Murray.

Ish-kampioni i botës në tenis ka njoftuarës ka vendosur që të gjitha të hyrat që do t’i ketë gjatë turneve në vitin 2022, t’i dhurojë për fëmijët që ishin viktimë e luftës në Ukrainë.

Tenisti britanik e ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes rrjeteve sociale.

“Më shumë se 7,5 milionë fëmijë janë në rrezik si shkak i eskalimit të konfliktit në Ukrainë. Për këtë arsye, jam duke punuar me UNISEF për të vënë në dispozicion furnizime mjekësore emergjente dhe materiale të tjera të nevojshme dhe të domosdoshme”, ka shkruar tenisti britanik në “Twitter”.

Sportistë të ndryshëm, por edhe klube sportive kanë nisur iniciativa për ta ndihmuar popullin ukrainas, i cili po përballet me agresorin rus, që po mundohet ta pushtojë këtë vend.

Mbi 2 milionë banorë janë larguar nga Ukraina duke gjetur strehim si refugjatë në vendet përreth.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat