Gjykata e konsideron Boris Beckerin pjesërisht fajtor

Tenis

Gjykata e konsideron Boris Beckerin pjesërisht fajtor

Më: 9 prill 2022 Në ora: 08:39
Boris Becker

Ish-tenisi profesionist gjerman, Boris Becker, u shpall pjesërisht fajtor nga trupi gjykues i gjykatës Southwark Crown.

Becker e ndoqi vendimin me fytyrë të skuqur deri tek veshët. Nga 24 pikat e akuzës kundër 54-vjeçarit, trupi gjykues konsideroi si të provuara akuzat për fshehjen e llogarive bankare, për mosdeklarimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe për manipulime me kredi dhe borxhe.  

Gjyqtarja Deborah Taylor do ta shpallë vendimin e dënimit kundër fituesit tri herë të Turneut të Wimbledonit më 29 prill.

Image
Boris Becker

Në vitin 2017 një gjykatë britanike e shpalli Boris Beckerin, si person të falimentuar që nuk është në gjendje të shlyejë borxhet të paguajë pagesat e ndryshme. Sipas prokurorit Boris Beckeri nuk kishte bashkëpunuar mjaftueshëm në procedurat e mëvonshme të falimentimit.

Dënim me burg?

Gjykimi ndaj Boris Becker-it nisi më 21 mars. Avokati i Becker-it, Jonathan Laidlaw, tha se pas fitores së të parë në Wimbledon në vitin 1985 kur ishte vetëm 17-vjeç Beckeri ka bërë një jetë të jashtëzakonshme.

Ai nuk ka ditur se si t'i administronte paratë dhe pasuritë e tij dhe nuk kishte njohuri financiare. Avokati tha se Beckeri u ka besuar shumë këshilltarëve të tij dhe ka qenë shumë i varur prej tyre. Avokati Laidlaw tha se klienti i tij nuk është përpjekur t'i mashtrojë me qëllim autoritetet.

Image
Boris Becker

Pasi juria dëgjoi për rreth tri javë të gjithë ata që ishin përfshirë në proces, ajo e gjeti Beckerin fajtor në katër prej 24 pikave të akuzës. Pas vendimit të jurisë, gjyqtarja Taylor do të vendosë për masën e dënimin në fund të prillit. Nëse Becker do të shpallej fajtor për të gjitha 24 pikat e akuzës, ai mund të dënohej me deri në shtatë vjet burg.

Pas përfundimit të karrierës së tij në vitin 1999 Becker është përballur vazhdimish me organet e drejtësisë. Në vitin 2002 ai u dënua nga gjykata e Mynihut me kusht si dhe me gjobë për evazion fiskal.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat