Australiania nis karrierën në një sport të ri

Tenis

Australiania nis karrierën në një sport të ri

Më: 22 prill 2022 Në ora: 12:01
Australiania nis karrierën në një sport të ri

Tenistja australiane Ashleigh Baerty, që një muaj më parë vendosi të tërhiqej nga sporti në moshën 26-vjeçare teksa ndodhej në krye të renditjes botërore, ka vendosur t’i dedikohet një sporti të ri. Ajo ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në turneun Icon Series në sportin e golfit, një event që do të zhvillohet në korrik.

Një turne që do të zhvillohet në Nju Xhersi të Amerikës, ku do të luajnë edhe trajneri Pep Guardiola apo notari amerikan Michel Phelps. Golfi është sporti i tretë që do të praktikojë Ashleigh Barty, që më herët ka luajtur edhe kriket.

“Jam e lumtur që do të marr pjesë në këtë turne.

Dua të inkurajoj sa më shumë gra dhe vajza që të merren me këtë sport. Për mua është një mundësi e mirë për të provuar aftësitë e mia, duke konkurruar me sportistë të tjerë”, tha Bart.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat