Federer: Jam si një kalë garash që kërkon vendin e tij në pistë

Tenis

Federer: Jam si një kalë garash që kërkon vendin e tij në pistë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 12:03
Federer: Jam si një kalë garash që kërkon vendin e tij në pistë

Roger Federer ka rinisur stërvitjen pas disa muajsh pushim për shkak të operacionit në gju.

Tenisti zviceran, fitues i 20 grand slam, përgatitet për turneun Laver Cup, që do të zhvillohet në shtator.

Ai pritet të rikthehet në këtë turne pas 15 muajsh pushim dhe më pas ka konfirmuar pjesëmarrjen në turneun e Bazelit, në shtëpinë e tij.

Në një intervistë për mediat vendase, Federer shprehet: “Po bëj një fazë rikuperimi të gjatë dhe të mirë, në mënyrë që e ardhmja të jetë sa më e mirë. Nuk është vetëm problemi i rikthimit tim në fushë si tenist. Dua të jem aktiv edhe kur luaj futboll më miqtë, kur bëj ski me familjen etj”.

Federer pranon se për rikthimin në fushë pret miratimin e mjekëve. “Për momentin po pres OK që do të më japin mjekët, për të dhënë sërish maksimumin në fushë. Gjithsesi, ndihem si një kalë garash që kërkon sërish vendin e tij në pistë, i gatshëm për të garuar”, u shpreh Roger Federer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat