Nadal shfaqet me paterica pas Roland Garros

Tenis

Nadal shfaqet me paterica pas Roland Garros

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 12:15
Nadal shfaqet me paterica pas Roland Garros

Pasi fitoi për të 14-n herë grand slam të Roland Garros, tenisti spanjoll Rafael Nadal është filmuar duke lëvizur me paterica. Ai ka shkuar për një vizitë mjekësore në një klinikë në Barcelonë, për të parë gjendjen e këmbës së tij, e cila e shqetëson prej muajsh.

Nadal ka zbritur nga makina me paterica, shoqëruar nga stafi i tij dhe më pas ka dalë nga ndërtesa duke ecur vetë. Tenisti spanjoll, fitues i 22 grand slam, prej kohësh vuan nga një shqetësim në këmbën e majtë dhe kurohet vazhdimisht.

Më 27 qershor do të nisë grand slam i Wimbledon dhje nuk dihet nëse ai do të luajë apo jo. Nadal vual nga sindroma e “Muller-Weiss” që nga fillimet e karrierës së tij.

Pavarësisht kësaj, tenisti ka ndalur të takojë disa fansa që e prisnin, duke u dhënë autografë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat