Nadal merr vendimin për Wimbledonin

Tenis

Nadal merr vendimin për Wimbledonin

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 14:19
Nadal merr vendimin për Wimbledonin

Rafael Nadal ka bërë me dije se synon të jetë në grand slam të Wimbledon, që nis më 27 qershor në Londër.

“Objektivi im është që të luaj në atë turne”, u shpreh Nadal, që gjithsesi ka lënë disa hije dyshimi pas problemeve fizike që ka me këmbën.

“Do të shkoj në Londër, do të stërvitem dhe më pas do të vlerësoj me qetësi të gjitha mundësitë që do të kem. Deri më tani, rikuperimi i këmbës është i kënaqshëm. Jam entuziast të luaj në Wimbledon pas një mungese 3-vjecare”, u shpreh Nadal.

“Në këtë turne ka gjithnjë surpriza dhe gjërat në fushat me bar mund të ndryshojë papritur. Unë shpresoj të luaj edhe në US Open, pasi këto janë vitet e fundit të karrierës time dhe nëse fiziku do të ma lejojë dua të lkuaj sa më shumë të jetë e mundur”, tha spanjolli.

Në fund, fituesi i 22 grand slam konfirmoi lajmin se do të bëhet baba: “Po, është e vërtetë që do të bëhem baba, por duam ta jetojmë këtë moment në paqe e qetësi, në mënyrë private. Nuk e di se si do të ndryshojë jeta ime, por kjo s’do të ndikojë në karrierën time”, tha Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat