Andy Murray flet për lëndimin e tij para Wimbledonit

Tenis

Andy Murray flet për lëndimin e tij para Wimbledonit

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 08:32
Andy Murray

Reketi britanik, Andy Murray ka dhënë disa të reja lidhur me lëndimin e tij.

Murray ka pësuar një lëndim që e mbajti jashtë fushave për një kohë të shkurtër por tani është kthyer për t’u stërvitur dhe për të finalizuar përgatitjet para kompeticionit të madh të Wimbledon.

Britaniku ka thënë se po stërvitet me gjysmën e kapaciteti, pasi disa gjuajtje janë akoma të vështira për t’u kapur. Kurse, i pyetur për synimet në turneun e radhës, ai thotë se nuk pret të shkojë larg.

“Lajmi i mirë është që po stërvitem, ndonëse ka disa gjuajtje që nuk mund t’i praktikoj, kështu që kjo pengon përgatitjen time. Lëndimi po shërohet, por nuk është perfekt”, ka thënë Murray.

“Jam stërvitur për tri-katër ditët e fundit dhe kanë qenë stërvitje të mira. Por, në ndeshje nuk mund të mos bësh disa gjuajtje”, shtoi ai.

“Nuk do të thosha kështu. Unë nuk e kam treguar këtë në vitet e fundit”, tha Murray, i pyetur nëse mund të shkojë deri në fazat e fundit në Wimbledon.

Murray aktualisht është numri 51 në ranglistën botërore të ATP, në individuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat